Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, publikoi paraditen e sotme, listën zyrtare për 3 ndeshjet e qeshorit, ku kuqezinjtë do të përballen me Islandën, Izraelin dhe Estoni.
Në këtë listë nuk munguan surprizat, ndërkohë që paralelisht u zbulua edhe lista e futbollistëve në pritje, teksa ra në sy prezenca e mbrojtësit të majtë, Kevin Haveri.
20-vjeçari shkodran është pjesë e Riminit, në Serinë D italiane. Edhe pse luan në një kategori të ulët, Haveri, duket se ka arritur të bindë trajnerin Edi Reja, për ta pasur në konsideratë për këto 3 sfida.
Në të kaluarën shkodran ka qenë pjesë e Kombëtares U-19. Me Rimin në Serinë D, futbollisti u aktivizua 33 ndeshje, ku regjistroi edhe 4 asiste.
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për tre ndeshjet e qershorit, dy sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi si edhe miqësorja me Estoninë që do të luhet në “Air Albania” më 13 qershor.
Trajneri Edy Reja dhe stafi i tij kanë organizuar seancën e parë stërvitore që u zhvillua në kompleksin Tropikal në Durrës, ku morën pjesë 28 lojtarë në total.