“Terra world” së fundmi ka publikuar listën me emrat e personazheve më të ndjekur në Instagram, për harkun kohor qershor-korrik.
I pari në listë ka rezultuar këngëtari Ylli Limani. Ai është renditur 3 pozicione më lart krahasuar me muajt paraardhs.

Ndërkohë Bora Zemani e cila deri para pak kohësh është konsideruar si mbretresha e Instagramit, me sa duket ka rënë nga froni që kur drama me Donaldin nuk u përmend shumë. Mbase do të ketë një rikthim të saj pasi sërish ka bërë zhumrë në rrjet me disa foto që postoi ku shfaqej me një djalë që i ngjante shumë Donaldit.

Në vend të dytë renditet Elvis Naçi duke fituar 7 pozicione dhe ka qenë trend. I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.

Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën. Kjo e fundit, edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenurit ‘trend’ me 114%.
Ajo që bie në sy në këtë listë edhe Morena Taraku, e cila është si ndër më të ndjekurat.
