Kush është polici që iu gjet fotoja në telefonin e Nuredin Dumanin, porosi për ta eliminuar

8 muaj më parë
Kush është polici që iu gjet fotoja në telefonin e Nuredin Dumanin, porosi për ta eliminuar

Krenar Guçe është oficeri i Policisë i cili mendon se ishte vënë në shenjestër për t’u eliminuar nga Nuredin Dumani, shkruan newsbomb.al. Foto e agjentit u gjet në celularin e Dumanit, tashmë i penduari i drejtësisë.

Agjentin nuk e donin gjallë se ishte i paaftë apo se kishte bashkëpunuar me bandat, por sepse Krenar Guçe kishte arritur të zbërthente një vr.ss, deri te porositësi. Euglen Halili, i arrstuar për eliminimin e mikut të tij Regis Runaj, tregoi se porositësi ishte Erion Alibej.

“I forti” i Elbasanit nuk e donte gjallë Regis Runajn pasi dyshonte se ishte pjesëmarrës në eliminim e familjarëve të tij, në Bradasheshit, ku humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tyre, shtetas turk.

Alibej u kap menjëherë pas ngjarjes, sepse djaloshi që ai kishte porositur për të hequr qafe Runajn u zbërthye. Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, ndaj i kishte kërkuar Nuredin Dumanit që ta ekzekutonte.

Ishte pikërisht dëshmia që agjenti i krimeve “voli” nga i arrestuari, që zbardhi një zinxhir ngjarjes në Elbasan. Hetuesit janë tronditur kur kanë mësuar se bëhet fjalë për oficerin Krenar Guçe, i listuar si një nga personat që duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt.

Djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujtdo që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit. Prej viti 2021, Krenar Guçe është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Familja e tij është marrë në mbrojtje këtë të hënë nga vetë kolegët e Guçes, për shkak të rrezikut që mund t’i vijë për shkak të detyrës së agjentit të krimeve.