Kush tha që nuk vijnë në Kombëtare lojtarë nga Superiorja? Duka zbulon 4 emrat

4 muaj më parë
Kush tha që nuk vijnë në Kombëtare lojtarë nga Superiorja? Duka zbulon 4 emrat

Armand Duka ka komentuar shortin për Europianin 2024, pas goglave që vendosën grupin e kombëtares shqiptare. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte optimist në lidhjen e drejtëpërdrejtë me emisionin Ora Sport.

Ai ka prekur dhe deklaratat e lojtarëve që kanë kontribuar më parë për kuqezinjtë si dhe kritikat e shpeshta për Superioren.

“Lojtarët e Superiores ndihen të lënë pas dore? Tani hyjmë në fazën e thashethemeve gazetareske, na llogarisin apo nuk na llogarisin.

Nga kampionati shqiptar ka ardhur Uzuni dhe është një nga më të mirët sot në Kombëtaren shqiptare. Nga kampionati shqiptar ka ardhur Cokaj që aktivizohet, apo Muçi që nga kampionati shqiptar shkoi në Poloni dhe është në Kombëtare.

Nga kampionati shqiptar ka luajtur Hoxhallari në ekipin kombëtar. Kështu që kush rritet dhe kush ka kontribute apo aftësi sportive e fizike, sigusht që ftohet nga trajneri”, ka thënë kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Ndër të tjera Duka foli dhe për deklaratën e Armando Sadikut i cili ka thënë se kësaj Kombëtarehe i mungon grupi, gjë që u hodh poshtë nga kreu i FSHF-së.