Ky burrë është martuar 53 herë, por akoma nuk e ka gjetur gruan e duhur

3 muaj më parë
Ky burrë është martuar 53 herë, por akoma nuk e ka gjetur gruan e duhur

43 vite në kërkim të gruas perfekte. Një burrë 63-vjeçar saudit, i cili është quajtur “poligamisti i shekullit” thotë se është martuar gjithsej 53 herë.

Ebu Abdullah ka deklaruar se martesat e tij të shumta kanë qenë për të gjetur ‘stabilitetin dhe paqen shpirtërore’, por nuk ia ka arritur akoma.

Abdullah u martua për herë të parë në moshën 20-vjeçare dhe martesa e tij më e shkurtër zgjati vetëm 24 orë. Sipas mediave Abdullah tani e ka gjetur “gruan perfekte” dhe nuk ka më plane për t’u rimartuar.

Ai thotë: Martesa e parë ishte kur unë isha 20 vjeç dhe gruaja ime ishte gjashtë vjet më e madhe se unë. Kur u martova për herë të parë, nuk kisha në plan të martohesha me më shumë se një grua, sepse ndihesha rehat dhe kisha fëmijë.

Por pas një kohe, kishte probleme dhe vendosa të martohem përsëri kur isha 23 vjeç dhe e njoftova gruan time për vendimin tim. Unë u martova me 53 gra për periudha të gjata.

Ai madje ka deklaruar se është martuar me gra edhe gjatë udhëtimeve të punës që kishte jashtë vendit. Kam qëndruar jashtë vendit për tre deri në katër muaj. U martova për të shpëtuar veten nga mëkati.