Ky është njeriu që zbuloi Kristjan Asllanin: “Luan në Serie A ashtu sikur te sheshi i qytetit ku e gjeta…”

8 muaj më parë
Ky është njeriu që zbuloi Kristjan Asllanin: “Luan në Serie A ashtu sikur te sheshi i qytetit ku e gjeta…”

Kristjan Asllani është manifesti se si mendojnë njerëzit në Monteboro, qendra sportive e Empolit që punon prej 20 vitesh me diamante të papërpunuara, për t’i rishitur më pas në Itali. I fundit ishte Ricci, i cili u shit te Torino pas 6 muajsh ne Serie A.

Vendin e tij e zuri Kristjan Asllani, djali shqiptar i datelindjes 2002 i rritur në provincen e Butit, ku të gjithë i njohin të gjithë. Fshati 4 mijë banorë. Francesco Pratali e ka parë të rrite3t në shkollën e tij të futbollit dhe e tregon kështu:

“Sa herë që e shoh mes ‘të rriturve’ më kujtohet fëmija që merrte topin dhe luante në shesh gjithë ditën, në çdo orë. Më i forti nga të gjithë”. Shqiptar nga Elbasani, në moshën 2 vjeçare u transferua me familjen në Itali.

“Nëna e tij punon në një fabrikë makaronash, babai i tij në ujërat e rajonit. I kanë dhënë vlera të rëndësishme”. Para së gjithash pasioni për futbollin. “Vëllai i tij Leonardo luan në shkollën time të futbollit, ai është 8 vjet më i vogël se ‘Kris’ dhe luan anësorin. Ka cilësi, ta shohim”.

Ndërkohë Asllani po rritet ngadalë. Gjithmonë titullar. 10 paraqitje në Serie A në moshën 19-vjeçare: “Ne flasim çdo ditë. Kemi një marrëdhënie të mirë. Kur punonin prindërit e tij, ai dhe vëllai i tij qëndronin me mua. I çoja në det ose në pishinë”.

Më pas drejt e në fushë, ku tashmë fëmija i Butit i magjepsi të gjithë: “Tashmë në moshën 6-vjeçare godiste këndoret me të dyja këmbët, si Hernanes apo Verdi, dhe nuk humbi asnjëherë kontrollin e parë. Kokën lart, udhëheqje, gjithçka është e paimagjinueshme për një gjashtëvjeçar.

Sot luan në Serie A sikur të luante ne sheshin e qytetit. Për të San Siro apo Castellani nuk ka dallim. Sapo ka dy ditë pushim, ai vjen në fushë dhe stërvitet në shkollën e tij të vjetër të futbollit.

Në moshën 6-vjeçare, të gjitha skuadrat toskane e donin, përfshirë Fiorentina-n dhe një klub të lidhur me Interin, por unë e këshillova të shkonte te Empoli”. Koha i ka treguar të drejtë: «Ai gjithmonë kishte mendjen e duhur për t’ia dalë. Merita e familjes”. Tregimi i fundit është një anekdotë. “Kur luaja, ai gjithmonë më kërkonte fanellat e lojtarëve. U rregullua edhe kjo…”. Tani i merr vetë!