Ky është profesioni më i preferuar në botë, mbi 2.5 milionë njerëz të punësuar

1 javë më parë
Ky është profesioni më i preferuar në botë, mbi 2.5 milionë njerëz të punësuar

Teknologjia e informacionit është sektori ku të punësuarit janë më shumë të kënaqur. Këtë e thënë vetë ata sipas një studimi të fundit që ka përfshirë 2.5 milion të punësuar në më shumë se 1500 kompani në të gjithë botën.

Raporti ka analizuar 17 sektorë prodhues dhe ka vënë në dukje se pas dy vitesh të komplikuara për shkak të pandemisë, kompanitë dhe organizatat po përpiqen të dëgjojnë më shumë kërkesat dhe nevojat e nënpunësve të tyre nëpërmjet platformave të integruara. E gjithë kjo me objektivin për të ofruar një ndryshim pozitiv brenda kompanisë.

Studimi analizoi se në cfarë mënyre ka ndryshuar përfshirja e nënpunësve në kompani dhe iu dha udhëzime departamenteve të burimeve njerëzore për të identifikuar modele të reja pune.

Përgjatë gjithë vitit 2021 si sektori i softuer dhe ai i teknologjisë së informacionit kanë vazhduar të konsolidojnë pozicionet e tyre si më të preferuarat, duke u pozicionuar në vendin e parë dje të dytë. Kjo performancë shpjegohet nga fakti se organizatat e sektorit të Softuare dhe IT promovojnë prej kohësh punën nga shtëpia dh eme shpërthimin e pandemisë u gjendën gati për skenarin e ri global.

Por nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën e punës: të punësuarit në këto sektore rezultojnë më të kënaqurit dhe për sa i përket realizimit personal, përshtatjes së strategjisë së biznesit nga ana e kompanisë si dhe përcaktimi i objektivave.

Në vend të tretë është sektori i shërbimeve tregtare, të ndjekur nga shërbimet profesionale dhe ato financiare.Sektoret që po humbasin pikë në klasifikim janë ato të farmaceutikës, kujdesit shëndetësor dhe transportit, të cilët ishin dhe më të prekurit gjatë pandemisë. /Burimi: Scantv.al