Ky shtet rikthen vizat për Shqipërinë, gazetarja zbulon arsyen e vërtetë

9 muaj më parë
Ky shtet rikthen vizat për Shqipërinë, gazetarja zbulon arsyen e vërtetë

Ekuadori ka vendosur vizat për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi. Ky regjim ka hyrë në fuqi në datën 24 gusht.

Sipas gazetares Fatjona Mejdini shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë aty për t’u përfshirë në rrjetin e punëve të pista.

Mejdini sapo është kthyer nga një udhëtim nga Ekuadori. “Ekuadori që nga data 24 Gusht e këtij viti ka vendosur viza për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Shkak është bëri numri i lartë i shqiptarëve të cilët udhëtojnë aty për tu bërë pjesë e punëve të pista. Por ironikisht, ata që penalizohen janë qytetarët e thjeshtë shqiptarë.

Ata që merren me këto punë kanë pasaporta të huaja apo leje qëndrimi të këtij vendi”, shkruan gazetarja e njohur Fatjona Mejdini.

Në fakt për hir të vërtetës Ekuadori është një vend mq keq se Shqipëria për këto punë, pasi përgjithësisht Amerika Latine është e përfshirë në këto veprimtari.