“La Nazione” | Fiorentina tenton Simon Kjaer, por ka dy pengesa!

9 muaj më parë
“La Nazione” | Fiorentina tenton Simon Kjaer, por ka dy pengesa!

Sipas asaj që raportoi gazeta ‘La Nazione’ sot, Fiorentina po konsideron edhe emrin e Simon Kjaer për mbrojtjen. Mbrojtësi me përvojë i Milan është një nga përforcimet e mundshme për të cilin klubi vjollcë mund të vë bast në rast se Milenkovic largohet.

Midis pengesave, megjithatë, do të kishte edhe kushtet fizike te tij, të gjitha për t’u verifikuar, ashtu si edhe gatishmëria e Milanit për të hapur çdo negociatë. Kjaer eshte i lumtur kuqezi dhe gjithashtu luan ne nje klub endrrash, sic edhe e ka thene vete…

Do të jetë një sezon konfirmimesh, ftohtësia dhe përvoja e Kjaer do të jenë dy përbërës themelorë për të freskuar grupin kuqezi dhe për t’i udhëhequr ata drejt qëllimeve të reja. Ndaj rikthimi i tij do të jetë i rëndësishëm jo vetëm në planin teknik, por mbi të gjitha në atë karakter, pasi ai do të jetë zëdhënësi në fushë i diktateve të Piolit nga pankina.

Shokët e tij të skuadrës e shikojnë atë në ndeshje siç bëjnë me Ibrahimovicin apo Giroud-in, sepse e dinë që Kjer është një nga liderët e grupit kuqezi. Nga ana tjetër, tifozët e admirojnë sepse tek ai kanë gjetur jo vetëm një lojtar të besueshëm, por edhe një nga veteranët e rinj të kuqezinjve në linjën e mbrojtësve të mëdhenj dhe historikë të kuqezinjve.

Rikthimi i Kjaer-it, pra, është një nga lajmet e mëdha të këtij fillimi të sezonit që Milani po i afrohet me dëshirën për të konfirmuar dhe përmirësuar atë që është bërë vitet e fundit.