Lajm i bujshëm në merkato. Gjigantët e Chelsea janë duke konsideruar afrimin falas të gardianit kuqezi, Thomas Strakosha. 27 vjeçari pas 10 vitesh largohet nga Lazio, duke qenë ndër lojtarët e kërkuar në merkato.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano tregon se Strakosha është duke u konsideruar për një kalim në Londër, në rast se portieri tjetër i Chelsea, Kepa largohet këtë verë.
“Thomas Strakosha tërheq vëmendjen dhe interesin si transfer i lirë. Chelsea po e konsideron portierin shqiptar si një opsion, por vetëm në rast se Kepa largohet këtë verë nga klubi”, shkruan Romano.
Thomas Strakosha’s now attracting interest, available on free transfer. Chelsea are considering him as one of the options, but only in case Kepa will leave the club this summer 🇦🇱 #CFC
Gabriel Slonina, different deal – he’d be one for the future, staying at Chicago Fire on loan.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 14, 2022
Nderkohe portieri tjeter kuqezi, Etrit Berisha, e kaloi sezonin e sapo përfunduar në huazim tek Torino në elitën e futbollit italian.
Në fakt, kartoni i gardianit të kombëtares i përket klubit të SPAL.Megjithatë sipas asaj që raporton një ekspert i merkatos në Itali si Nico Schira, klubi i Torinos është bindur nga paraqitjet e 33-vjeçarit dhe ka ndërmend ta transferojë përfundimisht në veriun e Italisë.
Shuma që Torino do të duhet shpenzojë për të marrë pronësinë e Berishës do të jetë 1 milionë euro, teksa për një shifër të tillë SPAL e lë të lirë portierin.