Lajm i keq! Shqipëria humb lojtarin më në formë për dy sfidat ndaj Izraelit dhe Islandës

9 muaj më parë
Lajm i keq! Shqipëria humb lojtarin më në formë për dy sfidat ndaj Izraelit dhe Islandës

Kombëtarja Shqiptare rrallë-herë ka qenë me grup të plotë në ndeshjet e kualifikueseve por këtë rradhë e ka “tepruar”.

Tre mungesa në mbrojtje, një në mesfushë dhe 2 në sulm, plot 6 mungesa për ndeshjet e kesaj javë përballë Izraelit dhe Islandës. Listës së mungesave iu shtua edhe Endri Çekiçi.

Mesfushori ishte titullar ditën e djeshme me Konyaspor përballë Galatasaray duke shënuar një supergol “alla-Çekiçi” nga 30 metra në minutën e 15.

Pak minuta me vonë do të vinte edhe dëmtimi që do ta largonte nga fusha e lojës 25-vjeçarin. Me këtë dëmtim, Çekiçi anullon biletën e avionit për ndeshjet e Nations League.

Ndërkohë deri tani 3 mungesa të mëdha janë të konfirmuara, pasi nuk kanë qenë as në listën e publikuar dje nga trajneri Reja.

Dy mbrojtësit që luajnë në Serie A, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla, po ashtu edhe sulmuesi Rei manaj që luan me Uaftford në Angli.