Lajm i mirë për shqiptarët: Njohja e pensioneve në Greqi po bëhet realitet

3 javë më parë
Lajm i mirë për shqiptarët: Njohja e pensioneve në Greqi po bëhet realitet

Shqiptarët sot morën një lajm të mirë! Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.

Postimi i plotë: “Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve në Greqi”.

“Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”.

Urojmë që ky proces të përfundojë me sukses sa më shpejt dhe shqiptarët më në fund të përfitojnë atë që meritojnë, sepse kanë punuar ndër vite dhe kjo ditë duhej të kishte ardhur me kohë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën njoftoi se mbledhja e parë e ekspertëve për njohjen e sigurimeve shoqërore u krye me sukses.