Lajm që nuk dua ta lexoj kurrë: 35-vjeçari hidhet nga kati i katërt në Tiranë

7 muaj më parë
Lajm që nuk dua ta lexoj kurrë: 35-vjeçari hidhet nga kati i katërt në Tiranë

Një 35-vjeçar shqiptar me iniciale A.A sot raportohet është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në rrugën “Mikel Maruli”. Ai ka ndërruar jetë menjëherë, pa pasur mundësi të trajtohet.

Nuk e dihen ende shkaqet që e shtynë të riun që të ndërmerrte këtë akt. Raste të tilla kemi pasur shumë këtë vit dhe zakonisht kjo ndodh për arsye ekonomike ose për mungesë motivimi.

“Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi heetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

Muajt e fundit janë shtuar shumë rastet kur shumë njerëz zgjedhin këtë mënyrë për t’i dhënë fund jetës së tyre dhe ngjarje të tilla nuk ia urojmë askujt.

Shkaqe kryesore janë kryesisht stresi dhe mërzie që vijnë për motive ekonomike. Zakonisht njerëzit që marrin këto veprime janë të shtresave të ulëta dhe nuk gjejnë shpresë në asgjë.