Lajmet e fundit nga Milanello: Calabria, Tonali, Theo, Maignan dhe Rebic e Origi!

6 muaj më parë
Lajmet e fundit nga Milanello: Calabria, Tonali, Theo, Maignan dhe Rebic e Origi!

Edhe pse angazhimet e ardhshme janë të komplikuara, në mendjen e Piolit ekziston ambicia për të synuar maksimumin, gjithmonë. Të fitosh të gjitha ndeshjet e përmendura te muajit tetor më sipër do të ishte ideale, por nuk do të jetë e lehtë pasi infermieria e kuqezinjve do të vazhdojë të jetë e mbushur me njerëz.

Nëse Ante Rebic dhe Divock Origi janë në rrugën e rikuperimit, Mike Maignan dhe Theo Hernandez i kanë zëvendësuar ata. Por sigurisht qe do te kete edhe rikthime dhe duhet pare sipas dites situata. Mes te rikthyerve duhet te jene Calabria dhe Tonali.

Davide Calabria është më titullari i krahut të djathtë te Milani, por Stefano Pioli e di që në rast nevoje mund ta përdorë edhe në të majtë. Dhe duke pasur parasysh dëmtimin e Theo Hernandez, siç shpjegon La Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm, Stefano Pioli po mendon ta vendosë atë në korsinë e majtë të mërkurën më 5 tetor në Londër në ndeshjen e Champions League kundër Chelseat.

Sipas asaj që La Gazzetta dello Sport raportoi mëngjesin e sotëm, ka shenja të shkëlqyera për gjendjen e Sandro Tonalit, i cili po rikuperohet nga një problem muskulor i pesuar ndaj Napolit: dje mesfushori ka punuar veçmas, por ka besim të madh për ta rikuperuar atë qe ne sfiden ndaj Empolit.

Sa i perket Theo Hernandez, po ecet sipas dites. Ndjesia eshte se francezi deshiron te jete per Milan-Juventus ne San Siro dhe do te beje te pamunduren pasi edhe dje sipas Sky Sport ka punuar pak i vecuar dhe ka provuar te shohe gjendjen e kembes se tij.

Mike Maignan, i cili dëmtoi pulpen e tij në kombëtare, vazhdoi dje terapitë në Milanello, me shpresën për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur: siç raporton Tuttosport mëngjesin e sotëm, synimi është te jete në dispozicion për ndeshjen në shtëpi të 22  tetor kundër Monzas.

Se fundmi, per Divock Origi shanset qe ta shohim ne fushe jane me shume ndaj Juventusit, ndersa Rebic mund te kthehet qe ne Chelsea-Milan ne Londer, por nuk mund te flitet me siguri per asgje.