LAJMI I FUNDIT | Dorëzohet Ibrahimovic, vjen komunikata zyrtare e Milanit

1 vit më parë
LAJMI I FUNDIT | Dorëzohet Ibrahimovic, vjen komunikata zyrtare e Milanit

Si një rrufe blu ne qiell te hapur vjen njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi kuqezi: Zlatan Ibrahimovic dorezohet dhe operohet! “AC Milan njofton se sot Zlatan Ibrahimović iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë nga Dr Bertrand Sonnery-Cottet.

E gjitha në prani të menaxherit të shëndetit të klubit Stefano Mazzoni, në Spitalin Jean Mermoz në Lyon. Artroskopia ishte planifikuar prej disa kohësh për të zgjidhur përfundimisht paqëndrueshmërinë e artikulacionit përmes rindërtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior, me përforcim anësor dhe riparimin e meniskut.

Operacioni ka qenë krejtësisht i suksesshëm dhe prognoza llogaritet në 7-8 muaj”. Tani nuk dihet se cfare do te ndodhe me te ardhmen e suedezit, qe pas operacionit do te thote qe te jete gati per fazen e dyte te kampionatit dhe mbase ne vitin 2023.

Kjo sepse per 1 muaj ne fund te vitit kampionati do te ndalet per shkak te Boterorit ne Katar. Pra, Ibra do te kthehej vetem ne janar ose shkurt. Kjo do te thote se klubi kuqezi ne merkato do te levize per te blere nje sulmues tjeter.

Praktikisht, mund te vije edhe lajmi qe ai te heqe dore teresisht dhe terhiqet, ose te vazhdoje te jete mes rolit ndihmes-trajner dhe ne fushe kur te kete mundesi per nje tjeter sezon per te rritur edhe me shume te rinjte e Milanit qe kane fituar bindje.

Vetem pak dite me pare Tonali u shpreh: “Edhe kur nuk luan, ai qëndron gjatë gjithë kohës në stol për të na mbështetur. Është diçka e sigurt. Pas ndeshjes kundër Sassuolo-s, ai na mori si djemtë e tij, na foli dhe na bëri të kalonim gjithçka që kemi bërë në dy vitet e gjysmë.

Shpresoj që ai të vazhdojë të luajë, është e rëndësishme që ta kemi pranë. Ai e ngre aq shumë nivelin në stërvitje dhe nuk dëshiron të humbasë as ndeshjet. Unë do t’ju them një sekret: në javët e fundit, ekipi startues nuk ka fituar kurrë një ndeshje “