LAJMI I FUNDIT: Gruaja hidhet nga kati i katërt në Laprakë, ndërron jetë në spital

8 muaj më parë
LAJMI I FUNDIT: Gruaja hidhet nga kati i katërt në Laprakë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në Laprakë, një nga lagjet më të njohura dhe të mëdha të Tiranës, raporton Top Channel dhe NOA.al.

47-vjeçarja me iniciale S.Z., është hedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, raportojnë mediat në lajmet e tyre të para mbi këtë ngjarje që ndodhi sot.

Mësohet se 47-vjeçarja është dërguar në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por po bëhen verifikimet e para me familjen e saj dhe të njohurit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kjo është një ngjarje që po përsëritet shpesh në qytetin e Tiranës. Njerëzit janë në stres të paparë.

Mësohet se 47-vjeçarja është dërguar në spital, ku raportohet se ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por po bëhen verifikimet e para me familjen e saj dhe të njohurit.