Lajmi i fundit: Rama-Zelensky, takim në qytetin e Kievit!

8 muaj më parë
Lajmi i fundit: Rama-Zelensky, takim në qytetin e Kievit!

Kryeministri Edi Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit që do të vizitojë Ukrainën që pas momentit kur shpërtheu konflikti i armatosur me Rusinë.

Po ashtu edhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.

Fillimisht lajmi ka qarkulluar për Abazovicin, por duket se ftesa nga Zelenskyy ka qenë për disa liderë të Ballkanit Perëndimor. Ai dëshiron t’i informojë për situatën aktuale në Kiev.

Media Vijesti, sipas të cilës Abazoviç pranoi ftesën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të vizituar Kievin. Një lajm i mirë dhe motivues për ukrainasit, padiskutim.

“Siç ka paralajmëruar, Abazoviç do të nisë një vizitë në Kiev, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”, njofton zyra e shtypit e kryeministrit të Malit të Zi.

Sipas “Vijesti”, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, e kanë pranuar idenë e Abazoviçit dhe mbetet të bihet dakord për një datë.