Reshje të dendura breshëri kanë përfshirë ditën e sotme Leskovikun. Reshjet e breshërit kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më shumë se 30 minuta duke dëmtuar kështu jo vetëm të mbjellat dhe vreshtarinë e fermerëve, por edhe drutë frutorë.
Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh shume dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.
Në orët në vijim në terren do të zbresin edhe punonjës nga institucionet bujqësore për të përllogaritur dëmet e shkaktuara nga breshëri.



Sinoptikania Lajda Porja, ka njoftuar se tashmë ndodhemi në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.Këtë javë në vendin tonë do të jetë një mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante.
Porja gjithashtu bëri me dije se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do të jenë në rrezik tokat e mbjella.