Fshati Vlad në Tropojë duket të jetë i gjithë në pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të orëve të fundit që kanë përfshirë vendin.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, edhe rruga nacionale i ngjason tashmë një lumi me prurje të mëdha, që merr përpara gjithcka gjen.
Banorët e zonës kanë deklaruar se shiu ka shembur ura dhe ka prishur rrugët. Mësohet se rreth 25 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre, për t’u strehuar te të afërmit si pasojë e situatës problematike, ndërsa dëmet e shkaktuara në bujqësi e blegtori janë shumë të mëdha.
Për momentin banorët janë strehuar tek të afërmit, por dëme të mëdha ka dhe në rezervat ushqimorë dhe të mbjellat. Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse. Nderkohe stuhitë dhe erërat e forta kanë nisur të sjellin problematika në qarkun e Elbasanit, ku gjatë mëngjesit të sotëm është rrëzuar një pemë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.Problematika janë hasur edhe në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku ka rënie të gurëve në rrugë, për këtë arsye rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.