“Largohuni nga ky vend”, kampionit Ilir Suli i ka ndryshuar jeta totalisht

3 muaj më parë
“Largohuni nga ky vend”, kampionit Ilir Suli i ka ndryshuar jeta totalisht

Kampioni i peshëngritjes Ilirjan Suli është bërë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes që nga viti 2021. Kjo është bërë me dije nga vetë ministri i Mbrotjes Niko Peleshi, i cili thotë se Suli është është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë.

Kujtojmë se në një video e cila u bë virale në rrjet, pak muaj më parë, Suli thoshte se ishte i papunë që kur kishte lënë sportin, duke treguar dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej.

Nga ana tjetër ai këshillonte të rinjtë shqiptarë të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet, ku të jetojnë normalisht.

E mesa duket pas kësaj deklarate, gjërat dhe jeta për të ndryshoi pasi u punësua në Ministrinë e Mbrotjes dhe tashmë gëzon një tjetër status.

“Ilirian SULI, është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të vendit tonë. Me mbi 100 rekorde kombëtare, Iliriani është nënkampion bote në peshëngritje.

Ilir Suli në Europianin e vitit 2000 i dhuroi Shqipërisë medalje bronzi. Është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes që nga viti 2021”, shkruan Peleshi.