LE PARISIEN: “Ja pse Milani është ende në avantazh për Sanches” PSG zhyt bilancin duke preku kuotën -300 mln euro

8 muaj më parë
LE PARISIEN: “Ja pse Milani është ende në avantazh për Sanches” PSG zhyt bilancin duke preku kuotën -300 mln euro

Nga Franca po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse zërat për transferimin e Renato Sanches te PSG. Në fakt, pavarësisht se lojtari tashmë ka gjetur një akord me Milanin, klubi parizienn po fiton kuote me një ofertë ekonomike më të rëndësishme te Lille.

E për më tepër, siç raporton redaksia e La Voix, një mik i ngushtë i lojtarit ka deklaruar se “Renato e do Parisin dhe ligën franceze” dhe se është “i sigurt se do të largohet nga Lille”, duke mos ditur destinacionin e tij të ardhshëm…

Por, sipas asaj që raporton Le Parisien, PSG, nën figurën e konsulentit të ri të futbollit Luis Campos, ka nisur kontaktet për Renato Sanches. Për momentin, shkruan faqja franceze, Milani është ne avantazh per transferimin e portugezit fale punës së bërë në muajt e fundit.

Por parisienët nuk do te heqin dore. Në ditët në vijim situata do të jetë më e qartë. Sakaq, sipas asaj që raportohet nga edicioni i sotëm i L’Equipe, PSG do të mbyllë një tjetër bilanc me të kuqe rekord: pas -224 të shënuar vitin e kaluar këtë vit, humbja duhet të jetë nga 2 deri në 300 milionë euro.

Një situatë që nuk duket e destinuar të përmirësohet, duke qenë se nga viti i ardhshëm do të hyjë në fuqi superkontrata e re e Mbappes. Klubi i sheikut nuk duket të jetë i shqetësuar për momentin, raporton gazeta franceze…

Por ka disa lojtarë në merkato dhe që Campos do të përpiqet t’i shese: nga Sarabia dhe Rafinha, nga Sergio Rico te Icardi, deri te Herrera dhe Paredes. Shume emra ne dalje por qe rroga e tyre peshon jo pak…