Leao: “Me rrogën e parë bleva shtëpinë e prindërve. Vlera ime e merkatos? Zoti më ka dhënë talent, duhet ta shfrytëzoj”

3 muaj më parë
Leao: “Me rrogën e parë bleva shtëpinë e prindërve. Vlera ime e merkatos? Zoti më ka dhënë talent, duhet ta shfrytëzoj”

Rafael Leao u intervistua te “Corriere della Sera”, kushtuar inovacionit, shkencës dhe teknologjive të reja. Ai e ka nisur me raportet qe ka me rrjetet sociale. “Nuk jemi ne që e ndiejmë këtë ndryshim, përditshmëria ime është një përzierje e natyrshme midis reales dhe dixhitales, jeni ju që nuk keni lindur me keto teknologji që ia bëni gjithmonë vetes problem. Nëna ime më telefonon çdo ditë, për shembull. Edhe pse ajo shpesh thjesht dëshiron të dijë nëse kam ngrënë mirë”.

Vlera e merkatos  – “Për hir të Zotit, kjo është diçka që nuk e mendoj. Vlera ime e vërtetë është tjetër gjë. Zoti më dha talent dhe duhet të jem mirënjohës dhe të vazhdoj të punoj fort që të mos e shpërdoroj”.

1 MILION NDJEKËS – «E pranoj se është bukur. Përkundrazi, është nder të jesh shembull për të rinjtë që ndoshta më ndjekin për mënyrën time të të qenurit ose sepse u pëlqejnë përmbajtjet që postoj. Por unë jam një futbollist, një sulmues dhe për këtë arsye numrat që më bëjnë më të lumtur janë ato në fushë”.

MARKA “SON IS SON” – “Për mua, familja është gjëja më e rëndësishme. Atë që bëj në fushë dua t’ua përcjell atyre, dua t’u bëj mirë atyre. Marrëdhënia me mamin është e veçantë, jua kam thënë tashmë: telefonon çdo ditë për të kuptuar se si jam. Babai im është një person tjetër, ai dëshiron që unë të bëj gjërat e duhura. Jam shumë i lidhur dhe me rrogën e parë ua bleva menjëherë shtëpinë”.

RAP – «Më pëlqen shumë repi dhe mendoj se kur të mbaroj karrierën time si futbollist mund ta bëj këtë, në jetë. Tani për tani është vetëm një kalim kohe. Në futboll kam shumë miq, në Milano dhe gjithashtu në ekipe të tjera. Kjo krijon grup, unitet qëllimi dhe gjithashtu vlera. Dhe jam krenar që jam në një klub që është shumë i vëmendshëm ndaj çështjeve të përgjegjësisë sociale, i cili ka bërë kaq shumë për të promovuar barazinë dhe gjithëpërfshirjen përmes shembujve pozitivë të sportit”.

ESPORTS – “PlayStation është padyshim një nga hobet e mia dhe gjatë izolimit luajta edhe një derbi dixhital kundër një lojtari të Interit, një mënyrë për të qëndruar pranë tifozëve në një moment të vështirë të jetës së secilit. Dhe sigurisht që eSports janë një trend me zhvillim të shpejtë dhe një treg që mund të rritet ende shumë në vitet e ardhshme. Megjithatë, besoj se emocionet që të jep një ngjarje si një ndeshje e vërtetë futbolli live janë të pakrahasueshme”.

NDESHJET ME PANDEMI – “Futbolli pa tifozë është tjetër gjë, nuk ka asgjë për të shtuar. Këtë vit në San Siro mbi një milion njerëz erdhën në total për të na mbështetur, pavarësisht se gjithmone ishte si të luanim në shtëpi: në Reggio Emilia, në ndeshjen vendimtare, ndihesha si në Milano. Dhe pastaj valën e njerëzve që na përshëndetën në kthimin tonë në qytet dhe të nesërmen në paradë me autobusin e hapur. Ndjesitë që përjetoni në jetën reale janë një gjë tjetër!”