“Leao-Milan, një histori jo me një fund të lumtur. Në janar duhet shitur sepse ato para pas 1 viti nuk t’i japin më”

6 muaj më parë
“Leao-Milan, një histori jo me një fund të lumtur. Në janar duhet shitur sepse ato para pas 1 viti nuk t’i japin më”

Paolo Maldini dhe Frederic Massara me Rafael Leao kanë çdo synim për të nënshkruar një kontratë të re. Negocimi ende nuk ka marrë hov, por dy drejtuesit po e shqyrtojne maksimalisht këtë operacion.

Sigurisht që nuk ndihmon fakti që lojtari duhet t’i paguajë Sporting Lisbonës një kompensim të madh për përfundimin e njëanshëm të kontratës në vitin 2018. Ai dhe Lille duhet të ndajnë rreth 20 milionë euro (përfshirë interesin). Kjo është edhe arsyeja pse ai dëshiron të sigurojë kushtet më të mira ekonomike.

Javët e fundit ka dale një kërkesë prej 7 milionë neto në sezon për pagën e re. Milani duket i gatshëm të bëjë një përjashtim nga kufiri prej rreth 4.5 milionë i vendosur deri më tani, por duhet të shohim se deri ku duan të shtyjnë. Për të mbajtur portugezin duhet një përpjekje, përndryshe transferimi do të bëhet i detyrueshëm deri në verën e vitit 2023.

Fabio Cordella, një sipërmarrës i lidhur me botën e futbollit, foli për Leaon në emisionin televiziv PLAY: “Pres që Milani të përfundojë duke humbur Leaon, ashtu si Interi ndoshta do të humbasë Skriniar.

Nëse Milani dëshiron të fitojë para, ata duhet ta japin atë në janar. Sepse djali me ofertat që ka nuk dëshiron të qëndrojë në Milano për atë që mund ta imagjinoj. Pres që tregu të hapet në këto dy fronte, me largimin e këtyre dy djemve. Nëse Milani ka një ofertë të rëndësishme për Leaon, unë mendoj se ata do të duhet ta japin atë sepse në verë nuk do t’i shohin ato para”.

Sipas tij, rinovimi me klubin kuqezi është shumë i pamundur: “Nuk e di nëse u anashkaluan negociatat për rinovimin, Leao është i ri dhe i rrethuar nga shumë zëra, nuk është e lehtë. Leao e do Milanin, por ngjyrat nuk ekzistojnë më.

Nuk është produkt i Akademise, paratë që ofrojnë te tjeret, Milani nuk i mbulon dot. Fatkeqësisht, mjerisht, nuk mendoj se do të jetë një histori me një fund të lumtur. Në janar, Milani mund të marrë shumë para, duke llogaritur se ka një minus në bilanc dhe se klubi shikon shifrat”.