Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të pëlrqyera të showbizzit. Tashmë ata janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blu.
Në çdo intervistë apo dalje të tyre, ata janë pyetur vazhdimisht nëse janl gati të bëhen prindër për herë të dytë, pasi të dy duken shumë prindër të përkushtuar.
Së fundmi në një intervistë Ledri Vula nuk e ka mohuar dëshirën e tij për t’u bërë baba sërish, e ai shprehet se dëshiron që Poem Blu të ketë një motër ose një vëlla.
“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë…”, ka thënë Ledri Vula më herët.
Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Era Verë” dhe sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për një tjetër fëmijë.
“Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”- theksoi Ledri.
Ledri ka treguar se ai udhëton shpesh dhe mezi pret që të kthehet në shtëpi e të takojë të voglën e tij, Poem
“Mua më bie shumë të udhëtoj, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem, mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur s’e takoj. Kur thotë një fjalë të re, nuk kam qenë aty kur e ka mësuar, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, ka nënvizuar reperi.