Legjenda e Man. United flet për Brojën: E kërkonin shumë klube! “Faleminderit Zot që…”

4 muaj më parë
Legjenda e Man. United flet për Brojën: E kërkonin shumë klube! “Faleminderit Zot që…”

Armando Broja arriti që të shënonte golin e parë me fanellën e Chelsea. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën kundër Wolves falë një goditje brilante në afërsi të zonës.

Ashtu siç edhe pritej në fakt, Potter është duke i dhënë shumë besim sulmuesit të Shqipërisë. Ndeshja e djeshme kundër Milanit ishte e para në të cilën Broja nuk është aktivizuar për asnjë minutë të vetme që pas ardhjes së Potter.

Presidenti i klubit i ka kërkuar këtij trajneri që t’i besojë të rinjëve dhe vetë fakti se Armando ishte i pari që përfitoi kontratën e re gjashtë vjeçare tregon shumë për objektivin e klubit. T

ë njëjtën gjë e mendon edhe legjenda Rio Ferdinand, i cili shprehet se Potter po i transformon lojtarët e rinj, ndryshe nga koha e Tuchel.

“Dua të flas për lojtarët e rinj. Armando Brojën e kërkonin shumë klube, nëse do të luante në vitet e kaluara, te Chelsea do ta kishin lënë që të largohet. E njëjta gjë vlen edhe për Gallagher. Tani ata janë ulur atje dhe po mendojnë me vete: “Faleminderit Zot që erdhi Potter”.

Ka pasur shumë njerëz që thanë me veten tyre: “Oh Zot”, kur Tuchel iku, mes tyre isha edhe unë. Por do të ketë disa lojtarë të rinj që do të përfitojnë shumë nga ardhja e Potter, vërtet. Chelsea ka një akademi fantastike”, tha Ferdinand.