Legjenda Sneijder ngre në qiell Asllanin: Kënaqësi të jem idhulli i tij

8 muaj më parë
Legjenda Sneijder ngre në qiell Asllanin: Kënaqësi të jem idhulli i tij

Interi do të përballet në transfertë me Barcelonën dhe një barazim në “Camp Nou” mund të ishte një hap i madh për zikaltërit për t’u kualifikuar nga grupi i “ferrit”.

Për këtë sfidë ka folur ish-mesfushori zikaltër, Uesli Shnajder, i cili thekson në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, se ish-skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të dalë sa më mirë nga kjo përballje.

Gjithashtu ai u ndal edhe te mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Legjenda holandeze e cilësoi 20-vjeçarin si një mesfushor vërtet të talentuar dhe se është një goditje e madhe për të ardhmen e Interit.

“Unë idhulli i Asllanit? Nuk di çfarë të them, është një kënaqësi e madhe! E kam ndjekur nga afër dhe është vërtet një lojtar i talentuar.

Mendoj se Interi ka bërë një goditje të madhe për të ardhmen me të”, ishin fjalët e ish-fituesit të “Tripletës” për mesfushorin shqiptar.

Asllani pritet të jetë në stol në sfidën e sotme që zikaltrit do luajnë në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, e vlefshme për grupet e Champions League.