Dasmat janë një ngjarje e shënuar në jetën e njeriut dhe shqiptarët i kushtojnë mjaft rëndësi këtij eventi, ku përveç përgatitjeve ata “zbrazin dhe xhepat” dhe e mbajnë mend përjetësisht një ngjarje të tillë.
Një nga zakonet e shqiptarëve sigurisht është dhe heqja e llastikut të tufës me para. Nuk duhen harruar dhe situatat gazmore dhe momentet e bukura që ndodhin në këto evente të bukura.
Një video e shpërndarë së fundmi nga një dasmë në Laç është bërë virale në rrjet, për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen nga dasmorët dhe mënyrës se si ata kanë zgjedhur të vishen për të hedhur tufat me para çiftit të sapo martuar.
Siç shihen dhe në video, dy të rinj janë veshur si protagonistët e serialit të famshëm “La Casa de Papel”, si dhe disa të tjerë kanë preferuar të vishen si sheikë dhe kanë vijuar të bëjnë atë që e kishin ndarë mendjen, pra të hidhnin lekun “lumë” te dasma e të afërmve të tyre.
Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale dhe shumë shpejt është bërë virale. Njerëzit e kanë pëlqyer duke i bërë share, por ka dhe prej atyre që nuk kanë pasur komente pozitive në lidhje me situatën.
Nusja dhe dhëndri gjatë kërcimit me “La Casa de Papel” duken pak të habitur, ndërsa dasmorët e kanë pëlqyer një moment të tillë. Ata duken të surprizuar dhe normalisht e kanë kaluar me shaka një moment të tillë. /Abcnews.al/
@kec1ii_ @casadelpape ♬ original sound – Keci