Lekun e ka me thasë! Reperi i njohur: Nuk kam lexuar asnjë libër

1 javë më parë
Lekun e ka me thasë! Reperi i njohur: Nuk kam lexuar asnjë libër

Kanye West mund të jetë i famshëm për tekstet e tij, por në fakt nuk ka lexuar kurrë një libër. Reperi me famë botërore bëri këtë deklaratë befasuese gjatë një paraqitjeje në podcast-in e ri të ‘Alo Yoga Alo Mind Full,’.

Sipas krijuesit të shumë hiteve, të lexosh një libër është si të “hash lakrat e Brukselit”. Ai beson se është më mirë që të përfshihej në një “bisedë të mirë”.

“Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër. Të lexosh është si të ha lakra brukseli për mua.”, tha reperi duke shtuar më pas: “Dhe të flasësh është si të marrësh raviolin e misrit të Giorgio Baldi.”

Kujtojmë që reperi kohët e fundit njoftoi se po hap një shkollë private të krishterë për fëmijë, për të cilën thotë se do t’i përgatisë nxënësit për t’u bërë brezi i ardhshëm i udhëheqësve nëpërmjet ‘një etike të integritetit dhe kujdesit’.

Reperi pohoi gjithashtu se ai beson se shoqëria duhet të kujdeset më shumë për të moshuarit duke eliminuar të gjitha shkallët dhe duke i zëvendësuar ato, pasi ‘të gjithë do t’i drejtohemi të moshuarve’ një ditë.

“Ne nuk e kemi projektuar botën tonë deri në këtë pikë për të maksimizuar ekzistencën tonë në këtë planet si specie,” shpjegoi ai.