Duke folur në Bobo TV, Lele Adani analizoi ndeshjen mes Milanit dhe Napolit te dielen ne San Siro: “Milani luajti një lojë në grup, pa Leaon që ndryshon ekuilibrin me 50%, por kuqezinjtë gjetën një gol me një veprim të mrekullueshëm të kolektivit.
Milani ka dy b*le te medha! Theo ka punuar edhe për Leaon; Pioli zgjedh dhe vendos Rade Krunic për të barazuar lojtaret e mesfushës së Napolit. Zielinski së bashku me Lobotka dhe Anguissa përbëjnë treshen më të fortë në Itali duke dribluar, tërhequr kundershtarin, ushtruar presion dhe shkarkuar, Pioli kishte nevojë për boshnjakun.
Ai luan anësorin fallco dhe qenderzohet pak … dhe çfarë ndodh me këtë lëvizje? Krahu është i lirë për Theo dhe Milan shënon një gol. Gjithcka e përgatitur dhe ekzekutuar ne menyre perfekte”. Më pas Adani vazhdon: “Milani meritonte më shumë, Pioli është strateg.
Pastaj më pas mund të thuhet si zakonisht “Eh, do të kisha luajtur me ate apo ate…”, por Milani goditi traversën deri në minutën e 90-të. Ndërtoi raste dhe Kalulu umbi ate mundesi goli. Dje pamë dy skuadra që luanin futboll dhe humbësi thotë nje fjali qe e shenova…
‘Jemi të inatosur’, jo ‘të zhgënjyer’, pra është krejtësisht ndryshe. Askush nuk gjen justifikime këtu. Napoli nuk luajti me dhjetë lojtarë në zonën e rreptësisë. Kishin te dy ekipet kundersulme. Kush dominonte krijonte kushtet për të mbajtur të ulët kundershtarin dhe për të krijuar raste.
Goli i Simeones lindi nga vetë Simeone: kur punon atë top dhe kthehet gati ne mesfushe, ai ka mare me vete edhe nje mbrojtes qendre duke krijuar hapesiren. Këtë ndeshje e pamë pa Osimhen dhe Leao , çfarë mund të kërkojmë më shumë?”.