Lille, ultimatum Maldinit për Botman! “Ke 1 javë kohë sepse Newcastle…”

8 muaj më parë
Lille, ultimatum Maldinit për Botman! “Ke 1 javë kohë sepse Newcastle…”

Fati i një prej mbrojtësve evropianë më të lakmuar në tregun ndërkombëtar është ende shumë i pasigurt. Sven Botman, i lindur në vitin 2000 dhe aktualisht te Lille dhe tashmë një pikë fikse e kombëtares holandeze, nuk e di ende se ku do te luaje sezonin tjeter. Një futbollist që po josh disa klube në këtë periudhë.

Presioni i Milanit për Botman është tashmë i njohur. Klubi kuqezi tashmë ka nisur kontaktet dhe ka takuar agjentet dimrin e kaluar. Një hamendesim per një marrëveshje që shumë e konsideronin të sigurt, por ndërthurja e merkatos duket shumë më e madhe nga sa pritej…

Prej pak ditësh Lille është çliruar nga barra e madhe në lidhje me penalitetet e mundshme që vijnë nga DNCG për kontrollin e llogarive. Asnjë gjobë apo ndalesë në merkato, prandaj ka ardhur drita jeshile për operacionet e klubit francez. Në ditët në vijim, ceshtja Botman më në fund duhet të gjejë zgjidhjen e saj.

Lajmet e fundit vijnë nga Anglia. Gazeta Northen Echo, e cila merret me veriun e Britanisë së Madhe, ka përditësuar situatën e Botman dhe ndërthurjen me Milanin dhe Newcastle. Klubi britanik në fakt është shumë i interesuar për mbrojtësin, aq sa kanë bërë një ofertë të rëndësishme ekonomike.

Lajmi është se Lille, e cila tashmë e ka konsideruar të përshtatshëm propozimin e Newcastle, do t’i kishte nisur ultimatumin Milanit: francezët i kërkojnë Paolo Maldinit të ngrejë ofertën për Botman (i cili preferon hipotezën e Milanit) dhe nëse Milan nuk reagon, humbet përfundimisht përparësinë për holandezin.

Në praktikë, ose Milani ngre oferten brenda javës së ardhshme, ose Botman do detyrohet te zgjedhë Newcastle, i cili i ofron lojtarit një kontratë shumë të rëndësishme dhe rreth 30 milionë paund për kartonin e tij.

Sipas burimeve britanike, oferta e Milan është ende e ndalur ne 20-25 milionë euro plus ndonjë bonus per te arritur maksimumi 30. Shumë më e ulët se propozimi i përgjithshëm i Newcastle, i cili (përfshirë bonuset) do të kalonte 40 milionë euro. Prandaj është normale që Lille të zgjedhe propozimin anglez në këto kushte.

Orë dhe ditë të nxehta për Sven Botman. Milani ka ende një prioritet ndaj mbrojtësit, por Newcastle nuk dorëzohet dhe është në pritje të zhvillimeve. Jo rastësisht nga Anglia shkruajnë se pronësia saudite e konsideron Botman si zgjedhjen e parë për mbrojtje, aq sa kanë hedhur poshtë alternativat Aké (Manchester City) dhe Koundé (Sevilje).