Një prej lojtarëve shqiptarë më në formë aktualisht është edhe Anis Mehmeti. Lojtari 21 vjeçar është pjesë e League One te Wycombe, teksa në këtë sezon të ri ka arritur që të realizojë 4 gola në 8 ndeshje, kryesisht në saj të cilësive të tij individuale.
Mehmeti është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe nuk debutuar ende me Kombëtaren A. Ndërkohë në konferencën e sotme për shtyp të Rejës, trajnerit italian i ka mbërritur një pyetje nga Drilon Xhepollari nëse e njihte këtë element.
“Kemi përpara dy ndeshje shumë të rëndësishme, nuk dua të bëj shumë eksperimente. Kërkoj të ruaj ekuilibrat e grupit dhe nuk dua të grumbullojë shumë lojtarë, pasi disa prej tyre do të përfundonin në tribunë më vonë dhe kjo nuk është gjë e mirë”, u shpreh Reja duke e lënë debutimin e Mehmetit për ndeshjet e tjera, nëse do të vazhdojë të mbajë këtë ritëm.
Shqipëria do të përballet kundër Israelit dhe Islandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në konferencën për shtyp ka dalë edhe trajneri i Kombëtares, Reja. Italiani ka treguar gjendjen e futbollistëve para këtyre finaleve të rëndësishme.
“E dimë se do të jetë e vështirë. Këto janë ndeshje vendimtare, duhet të bëjmë llogaritë me lojtarët tani. Nuk duhet të qahem. Na mungojnë lojtarë me rëndësi të madhe, por ne besojmë deri në fund. Fola për Çekiçin, ka problem muskular, do të vijë këtu dhe do ta shohim. E njëjta gjë dhe me Baren. Ka probleme muskulare, do ta shohim këtu.
Mund të luajmë me një sulmues dhe gjysmë sulmues para. Mund të dalim dhe me tre përpara. Por Bajrami nuk po kalon moment të mirë, Çekiçi ka probleme muskulare. Presionin e shoh në mënyrë positive, Israeli luan fortë në shtëpi. Duhet të kemi bindjen se do ia dalim”, tha Reja.