“Luiza Gega pritet nga pellazgët me video kryeministrore dhe me statuse në Facebook”, Dom Gjergj Meta ironizon politikanët shqiptarë

1 muaj më parë
“Luiza Gega pritet nga pellazgët me video kryeministrore dhe me statuse në Facebook”, Dom Gjergj Meta ironizon politikanët shqiptarë

Luzia Gega atletia shqiptare e cila vazhdon të na e zbardhe faqen dhe të na e ngrejë imazhin kudo në botë ditë pas dite së fundmi shënoi edhe një tjetër arritje.

Të shumtë kanë qënë ata që e kanë përgëzuar, duke nisur nga qytetarë të thjeshtë, figura publike, por edhe nga politikanët.

Këta të fundit në fakt, përvecse duhet ta përgëzojnë duhet të mendojnë edhe për shpërblime më të mëdha, e për këtë ka reaguar së fundmi Dom Gjergj Meta i cili shpreh se sa pak suport i jepet sportit në Shqipëri, sa pak kushte kanë sportistët shqiptarë për t’u rritur profesionalisht, e pavarësisht kësaj yjet tanë punojnë shumë dhe kanë arritur të ngrenë flamurin shqiptar në ngjarjet sportive më të njohura të botës.

Në një status dedikur Luiza Gegës Dom Gjergj Meta, e përgëzon dhe i jep kurajo, por në anën tjetër ka thumbuar poitikanët shqiptarë.

Statusi i Dom Gjergj Metës.

Luizë, moj Luizë!
Ty t’lumtë moj cucë! Vazhdo vrapo e fito! Shqipërinë do ta bëje krenare nëse ajo do të të kishte dhënë një pistë vrapimi për t’u stërvitur, nëse do të kishte investuar për ty, sepse e dinim në fakt çfarë talenti ti kishe. Por kjo nuk ndodhi! Ti bëre krenare veten e jo Shqipërinë. Atë ndoshta e bëre me turp, sepse u zgjua papritur e të kushtoi statuse sapo ti fitove, por sinqerisht ne atë mbrëmje as garat nuk po ndiqnim. Na lajmëruan mediat, mundësisht ato të huajat që ti ishe kampione.

E megjithatë ti nuk u zemërove, por u mbështolle me atë flamur kuq e zi. Ne pellazgët krenarë rramë me statuse, nga më i madhi te më i vogli, nga më i gjati te më i shkurtëri, nga më plaku te më i riu e me patetizëm montuam video ministrore me këngë patriotike për ty. Ty nuk të bëri Shqipëria kampione, por vetëm puna jote. Ti e bëre Shqipërinë kampione, kurse ajo bëri statuse në rrjetet sociale për ty.
Tani ki durim edhe pak ditë Luizë. Sa të të presim zyrtarisht në aeroport, të të ftojmë në zyrat tona, të dalim në foto me ty, të të dhurojmë ndonjë çelës qyteti apo ndonjë qytetari nderi. Se helbete na duhen.
Pastaj ti vazhdo, vrapo e fito! Ne këtu jemi me statuse gati e duart në formë shqiponje si pellazgë të paepur e krenarë.

“Luiza Gega pritet nga pellazgët me video kryeministrore dhe me statuse në Facebook”, Dom Gjergj Meta ironizon politikanët shqiptarë