“Ma zhduk mos ta shoh dhe në stadium herës tjetër”, Gjici merr situatën në dorë para sfidës me Partizanin

2 javë më parë
“Ma zhduk mos ta shoh dhe në stadium herës tjetër”, Gjici merr situatën në dorë para sfidës me Partizanin

Krah trajnerit, Dobi, në konferencë për shtyp doli edhe kreu i Bashkisë së Kukësit, njëkohësisht president nderi i klubit, Safet Gjici. Ai kërkoi patjetër fitoren dhe kthesën ndaj Partizanit, duke mos pranuar asnjë justifikim.

“Ulni kokën dhe punoni. Jepni 100% për të cilin paguheni dhe justifikoni pagën dhe punët të ecin normalisht. Kur vijnë fitoret, ka stabilitet. Lojtarët profesionistë duhet ta mbajnë mendjen si ta fitojnë ndeshjen, të futen si ushtarë e të dalin si gjeneralë dhe jo e kundërta. Nuk pranoj asnjë justifikim, duam fitoren. Nuk ka lidhje presioni. Ju keni vetëm një punë, të luani futboll që të luani futboll që të fitoni ndeshjen, klubi ka detyrimin tu paguajë”, u shpreh fillimisht Gjici.

Më tej, ai paralajmëroi edhe masa nëse nuk bëhet kthesa dhe nuk do të tolerohet askush. “Dua të shoh 11 luanë në fushë dhe nëse shoh ndonjë që sillet në fushë kot do çoj njeri te trajneri do i them ma zhduk mos ta shoh dhe në stadium herës tjetër. Nuk do të ketë asnjë tolerim.

Kush dënon ekipin me dashje, do të zbatohet rregullorja siç është firmosur një më një. Trajneri ka të drejtë ta ndëshkojë secilin si nga ana sportive dhe me gjobë. Mund ta çojë në stol, më pas në stadium. Kushdo qoftë ai lojtarë.

Ne nuk kemi Mesin dhe Ronaldon. Ne kemi plotësuar çfarë është kërkuar. Ne tani duam rezultat, duam pikët dhe besoj se trajneri nuk është i ri në moshë se është 47 vjeç, është ish-sportist, por trajneri është fuqi plotë.

Kujdes lojtarë, mos mendoni se do bëni si doni ju. Fjala e trajnerit te ju është ligj dhe këtë e di një lojtarë profesionist”, ishte ultimatumi i Safet Gjicit para përballjes me Partizanin.