Macron merr në telefon Erdoganin, janë ditët më të vështira të Europës!

1 vit më parë
Macron merr në telefon Erdoganin, janë ditët më të vështira të Europës!

Emanuel Macron pati një bisedë telefonike ditën e sotme me Recep Tayyip Erdogan për çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Gjatë bisedës Macron i bëri thirrje presidentit turk që të respektojë vendimet e marra nga qeveria suedeze dhe finlandeze për anëtarësim në Aleancë dhe uroi një zgjidhje të shpejtë të çështjes së Ankarasë.

Përveç kësaj, të dy krerët diskutuan çështje rajonale, duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-Francë, si dhe situatën aktuale në Ukrainë-Rusi. Kjo është ditë me rëndësi për Europën.

Erdogan tha se donte që një paqe e drejtë midis Rusisë dhe Ukrainës të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se ai vazhdon të inkurajojë të dy vendet që të përpiqen t’u japin fund problemeve përmes dialogut dhe diplomacisë.

Urojmë që telefonata e presidentit të Francës me Erdogan të ketë funksionuar. Po jetojmë në ditë të vështira për Europën, jo vetëm për Ukrainën.

Kjo situatë duhet të mbarojë sa më shpejt, sepse më pas do të kemi edhe problemin e ushqimeve. Një gjë dihet me siguri: edhe Shqipëria po e përjeton keq këtë periudhë të pasigurt paneuropiane.