Maldini feston Scudetto-n e Milanit Under-15: “Krenar për ju djem”

7 muaj më parë
Maldini feston Scudetto-n e Milanit Under-15: “Krenar për ju djem”

Pas Scudetto-s të fituar nga Milani i Piolit, kuqezinjtë fituan edhe trengjyrëshin në kampionatin U-15. Të rinjtë e drejtuar nga trajneri Roberto Bertuzzo mposhtën në finale Fiorentinën, falë golit të sulmuesit premtues Francesco Camarda.

Kampioni i Italisë eshte Milani Under 15 vjeç dhe kjo është një tjetër kënaqësi dhe vërteton mirësinë e punës që po kryhet në nivel të sektorit të të rinjve. Nëse Primavera ishte shumë zhgënjyese në sezonin e fundit, të paktën në kategoritë më të ulëta kishte arsye gëzimi.

Edhe Paolo Maldini është krenar për atë që kanë arritur kuqezinjtë e rinj. Në profilin e tij zyrtar në Instagram ai ka postuar foto të skuadrës në triumf dhe shkruan mesazhin e mëposhtëm:

“Një tjetër Scudetto. Lojtarët tanë nën 15 vjeç janë shumë të mirë dhe bëhen kampionë të Italisë!!! Një falënderim i veçantë për trajnerin tonë Roberto Bertuzzo dhe stafin e tij, krenarë për ju”.

Maldini, i cili do të rinovojë së shpejti kontratën e tij për të vazhduar të jetë drejtor i zonës teknike, është krenar që ka parë fitoren e AC Milan Under 15. Ky është Scudetto i tretë i kesaj kategorie, pas atyre të viteve 1992 dhe 2010.

Sigurisht që ka një sy edhe tek sektori i të rinjve, i besuar Angelo Carbone-it por për të cilin është absolutisht i interesuar sepse e konsideron shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paolo Maldini (@paolomaldini)