Milani e bleu atë në janar edhe pse pati shume kritika. Në atë moment e gjithë vëmendja ishte te mbrojtja dhe dikush qe duhet të zinte vendin e të dëmtuarit Simon Kjaer. Në vend të kësaj, kundër të gjitha parashikimeve, Maldini dhe Massara nuk moren asnjë element për prapavijen, duke sjellë Marko Lazetic në Milano.
Kartoni i tij kushtoi 5 milionë euro dhe u mor nga Crvena Zvezda, ku u dallua 18 vjeç. Një bast ai i Milanit, i cili për fat të keq megjithatë nuk pati mundësi ta tregoje gjatë sezonit. Pjesa e dytë e kampionatit ishte shumë e vështirë për kuqezinjtë e Piolit, duke mos pasur hapësirë per Lazetic.
Kështu 18-vjeçari është aktivizuar disa herë me ekipin Primavera të ish-Federico Giunti-t, duke shfaqur disa karakteristika te talentit. Megjithatë, pak për të bindur të gjithë mjedisin. Që tani e tutje pritet një eksperiencë në huazim për të për sezonin e ardhshëm. Nuk është ende e sigurt që Milani do të zgjedhë vërtet këtë zgjidhje, e sigurta është se Lazetic ka një talent të rëndësishëm, i cili meriton të zhvillohet me kalimin e kohës.
Ndërkohë Maldini dhe Massara synojnë të bëjnë të gjitha vlerësimet e nevojshme, Marko po dërgon sinjale të rëndësishme. Si për të thënë “më shikoni, unë jam këtu”. Sot u zhvillua ndeshja e parë e Kampionatit Evropian të U 19-vjeçarëve, Serbi-Izrael.
Epo,Lazetic u bë menjëherë protagonist duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 8-të të pjesës së parë. Menjehere pas golit, Marko festoi si Rafael Leao, duke imituar ngazëllimin e portugezit te Milani. Gjesti i sërfisit duke hipur mbi valën e kënaqësisë!
Së shpejti do të vendoset e ardhmja e tij. Milani ka nje dileme te madhe: ta dërgoje në huazim apo të besoje te ai dhe ta mbaje? Do të shohim. Ndërkohë Marko jep shkendijat e para. Më poshtë video e golit të Lazetic:
🎥 | Lazetic opened the scoring for Serbia U-19 against Israel in Euro 2022. Result is 1-1 nowpic.twitter.com/1JfHfDqR1X
— CHAMPIONS OF ITALY 🏆 (@MilanEye) June 19, 2022