Marku me lot në sy: I kam premtuar nënës s’do ketë nevojë të punojë më sa të jetë gjallë!

1 muaj më parë
Marku me lot në sy: I kam premtuar nënës s’do ketë nevojë të punojë më sa të jetë gjallë!

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i dha sot boksierit Florian Marku medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’. Pas Luiza gegës Rama i hapi dyert e pritjes edhe për Florianin, i cili 2 ditë më parë fitoi titullin WBC me shumë vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra në “Air Albania”.

Gjatë takimit natyrisht fjala iu dha edhe boksierit Marku, i cili u shpreh se arritjet e tij nuk janë vetëm çështje fati, por shumë punë dhe djersë, madje ai vijon duke u shprehur se shumë njerëz e kanë paragjykuar dhe nuk kanë besuar tek ai.

Më tej Marku tregon se ai vjen nga një familje e varfër, që e kanë rritur me sakrifica, por sot ai i premtoi nënës se nuk do t’i mungojë më asgjë.

Në fund boksieri dha një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilëve iu kërkoi të mos dorëzohen, duke marrë shembullin e tij.

“Unë nuk vij nga një familje e pasur. Prindërit e mi kanë punuar punë krahu. Nëna ime ka punuar edhe pastruese. I kam thënë dëgjo moj nënë dhe ti s’ke për të punuar më kurrë sa të jetë djali jot gjallë. Vitet kaluan dhe ajo s’ka nevojë të punojë më.

Njerëzit mendojnë se është fat. Ia kam nisur karrierën në Greqi. Nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione.

I kam operuar duart 5 herë. Njerëzit mendojnë s është fat. E kam pasur ëndërr. Kur kam qenë në Greqi isha pa letra. E vetmja mundësi që të bëjë një sport të tillë ishte kik boks. Në Angli kam vajtur komplet rastësisht. Më mashtruan, nuk kisha as shtëpi, as makinë, asgjë. Iu thashë dua një promotor dhe kam për t’jua mbushur stadiumin plot. Dhe kështu ndodhi. Asgjë nuk është fat në jetë, duhet shumë punë.

Normalisht paragjykime kemi të gjithë. Siç më paragjykojnë edhe mua. O meritoj unë o se meriton askush. Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu. Rinisë i them kurrë mos u dorëzoni, si sot, ja ku jam unë”, tha Marku.