Martesa është momenti kur një çift kurorëzon dashurinë dhe premtimi i zakonshëm është ‘Deri sa vd&kja të na ndajë’. Kjo nuk mbetet gjithmonë një fjali e vërtetë, pasi disa martesa janë të destinuara të zgjasin gjithë jetën, ndërsa disa të tjera jo.
Por kjo martesë që do t’iu paraqesim sot është padyshim martesa me kohëzgjatjen më të shkurtër. ‘Lumturia e një çifti’ ka zgjatur vetëm 3 minuta. Ata si fillim kishin nënshkruar para gj*katësit dhe dëshmitarëve dokumentat e martesës dhe menjëherë sapo kishin dalë jashtë institucionit kishin vendosur të anulonin gjithçka.
Arsyeja në fakt mund t’iu duket shumë banale, por teksa nusja po dilte nga bashkia ishte penguar nga fustani i nusërisë dhe i shoqi e kishte ofenduar duke e cilësuar si ‘budallaqe’.
Kaq kishte mjaftuar që vajza të merrte premtimin e saj mbrapsht, duke u kthyer menjëherë në sallën e bashkisë, për të nënshkruar dokumentat e divorcit.
Një histori e pabesueshme, e rrëmbyer menjëherë nga mediat lokale në Evropë falë rrjeteve sociale, ku shumë përdorues kanë komentuar dhe shpërndarë këtë lajm absurd.
“Nëse më ofendoi pas tre minutash martesë, çfarë do të bëjë në të ardhmen?”: Këto janë fjalët e gruas të publikuara në mediat vendase.