Mbi 200 fjalë të urta shqiptare, na tergoni kush vjen nga zona juaj?

8 muaj më parë
Mbi 200 fjalë të urta shqiptare, na tergoni kush vjen nga zona juaj?

Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. /’ Një shkëndijë ndez një mal. / Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. / Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë / Ruaju të të ruajë perëndia. / Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. / Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.

S’lidhet kali me pe. / Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. / Ujku mjergull kërkon. / Përmend qenin, bëj gati shkopin. / Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje. / Më i keqi vëlla të merr hakun. / Motra jemi, shoqe s’jemi. / Ndarja është më e mira e të ligave. / Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.

Gjumi natës i randë i bën keq ditës. / Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. / Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke.
Nuk mbushet pusi me pështyma. / As këmishës së shtatit s’është për t’i besu. / Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë. / Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. / Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. / Cjapi mendjelehte shqeteson bariun duke e lene tufen te shkujdesur si rrapi shiun

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. / E thëna dhe e bëra janë larg. / I marri premton dhe budallai shpreson.
Kur qesh djalli e ka punën keq. / Mba murin mos bie. / Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. / Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. / Mos u bëj thes i çpuar. / Mos dëgjo ç’thotë ai për vete, por dëgjo ç’thonë bota për të.

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. / Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. / Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. / Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. / Nuk është ar gjithë që ndrit. / Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. / Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. / Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. / Mendja me mendjen, pjellin mëndje. / Me një ka nuk bëhen pendë.
Me nji tra nuk mban shtëpia. / Mëson nga armiku më shumë se nga miku. / Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. / Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. / Miku harrohet po të largohet.
Miku i mirë vjen nga porta. / Nuk bëhet stani me dhi të egra.

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. / Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. / Miku i mikut tim, është edhe miku im. / Një krah s’mban kala. / Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. / Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. / Për një shamatë, lypen dy veta. / Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. / Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. / S’bëhet lëmi me një kalli. / S’bëhet stani me lepura. / S’mblidhen lepujt në vath. / S’mbushet thesi me një kokërr. / Syri është më i mprehtë se kordha. / Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. / Shokë bashkë, e bukë veç. / Shoku sa duhet, aq qortohet. / Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. / Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.

Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. / Uji fle, hasmi s’fle. / Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
As nuk kam, as më mbarohen. / Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. / Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj.
Bukë e kripë e zemër. / Çilet dera, rritet ndera. / Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. / Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. / I mirë për shokë, e i lig për vete. / Bukën tënde ha, hall të botës qa.
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. / I fundit ja do qaj, ja do qeshë. / I qan hallin kalorësit. / I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. / Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”.