Tashmë sezoni ka mbaruar dhe shumica e lojtarëve të Kombëtares shqiptare kanë filluar pushimet, për t’u rikthyer shumë shpejt përgatitjeve të sezonit të ri.
Një prej tyre është edhe Adrian Ismajli, i cili me të dashurën e tij, kroaten Matea Besliç, po kalon pushimet e verës në Greqi.
Matea është e lidhur me futbollin, pasi mban postin e presidentes së ekipit të femrave të ZNK Hajduk Splitit. Më parë, Ismajli ka qenë pjesë e Hajdukut sigurisht te klubi i meshkujve para se të transferohej në Serie A.

Ardian Ismajli nuk është se kaloi një sezon të mirë këtë vit me Empolin, pasi humbi vendin e titullarit dhe qëndroi pjesën më të madhe të kohës në stol.
Ndërsa te Kombëtarja është shumë ndryshe nga Empoli, te kuqezinjtë është titullar i padiskutueshëm, bashkë me Gjimshitin dhe Kumbullën.
Nuk përjashtohet që të largohet nga Empoli merkaton e verës, por deri tani s’ka emra dhe pista konkrete. Situata mund të ndryshojë deri në fund të merkatos.