“Me fëmijën në bark nuk kisha për të ngrënë, i mora 1000 lekë shoqes për të shkuar në maternitet”

6 muaj më parë
“Me fëmijën në bark nuk kisha për të ngrënë, i mora 1000 lekë shoqes për të shkuar në maternitet”

Një grua e quajtur Terezina, sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare” ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Ishte një rrëfim ndryshe nga të zakonshmit.

Ajo ka treguar me përpikëri sesi bashkëshorti i saj të gjitha paratë që kishin për të jetuar i harxhonte duke luajtur bixhoz. Ju e dini se ky është një nga 3 problemet kryesore të meshkujve në Shqipëri.

Madje, një ditë ai e teproi, duke ushtruar dhu.në ndaj saj. Këtu situata agravoi dhe kaloi në nivele të tjera, sic edhe mund ta parashikoni, kur njeriu humb limitet.

Tereza më pas tregoi se ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Kur mbeti shtatzënë për herë të dytë, Tereza rrefeu se kaloi shqetësime të shumta, pasi në atë periudhë nuk kishte para as të hante bukë.

Madje edhe ditën që do të sillte në jetë fëmijën e saj, i kishte marrë 1 mijë lekë shoqes së saj për të shkuar me autobus në maternitet.

“Tri ditë para se me lind djalin nuk kam pasur të haja. Kur më erdhën shqetësimet e lindjes nuk e dija e kisha nga buka apo nga lindja. I kam marrë 1 mijë lekë një shoqeje dhe kam hip në autobus për t’u nisur në maternitet. Nuk kisha asnjë batanije të nxirrja fëmijën nga spitali”, tha Tereza.