Me gomone drejt Anglisë, 16-vjeçari shqiptar i kërkon ndihmë gruas britanike: Më ndihmo të iki në Manchester

1 muaj më parë
Me gomone drejt Anglisë, 16-vjeçari shqiptar i kërkon ndihmë gruas britanike: Më ndihmo të iki në Manchester

Një 16 vjeçar shqiptar ka kërkuar ndihmë në një shtëpi në Dover në momentin që ka zbritur nga gomonia, pasi nuk dinte se ku të shkonte.

Zonja e shtëpisë 59-vjeçarja, Sue Doyley ka rrëfyer se një adoleshent i cili vinte nga Shqipëria i ka kërkuar ndihmë asaj që ta dërgojë në Manchester por, në momentin që ajo e ka refuzuar, ai i ka kërkuar të përdorë telefonin e shtëpisë së saj.

Zonja tha se ajo kishte lënë derën e pasme hapur, kur në një moment pranë bregut të detit ndaloi një gomone me rreth 80 emigrantë, ndërkohë që njëri prej tyre u afrua me shpejtësi pranë banesës së saj duke kërkuar ndihmë.

Këtë ngjarje e pa edhe fqinja e 59-vjeçare, Louise Monger, e cila ka shkuar menjëherë në ndihmë të fqinjës së saj, ndërsa ka tentuar të ndalojë adoleshentin shqiptar i cili ndodhej në atë moment në dhomën e gjumit por, e pati të pamundur.

Ndërkohë që disa minuta më pas shqiptari u kap nga policia.

Emigracioni i paligjshëm është kthyer janë shqetësim nga banorët e zonës, të cilët kanë kërkuar shpesh ndihmën e policisë por, edhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë që qeveria britanike ka rritura masat e kontrollit në vijën bregdetare, për të parandaluar emigracionin e paligjshëm.