“Më ka ardh në majë të hundës, është interesaxhi!” Tan Brama tregon fytyrën e vërtetë të Ilirit

8 muaj më parë
“Më ka ardh në majë të hundës, është interesaxhi!” Tan Brama tregon fytyrën e vërtetë të Ilirit

Tan Brama ishte i ftuar në programin “Abc e Pasdites”, ku gjatë intervistës nuk kishte si të mos ndalej dhe tek zhurma e lajmeve online në lidhje me Ilir Shaqirin.

“Më ka ardh në majë të hundës. Unë jam tip i dashur dhe i besoj shumë të tjerëve, i besoj dhe shumë intuitës. Nuk e prisja të ishte aq ironik, se si mi kërkonte gjërat, siç i kam thënë mo”.

“E di pse e nxora? Më shkruajti mesazh, i bëra screenshot dhe thashë ta mbaj, më kishte bërë block. Kjo është parë, dhe kur pashë që çfarë kishte folur në formatet e Top-it dhe Klan-it, kishte hapur ca biseda pa lidhje që unë s’i kisha përmend fare”.

“Unë flas vetëm periudha ca ndodh jashtë, pra mbas Big Brother, jo çfarë kam bërë unë aty, flasim ‘ti s’më ke respektuar mbas Big Brother’. Kurse ky tipi kishte thënë në 21 ditë nuk lidhi dot 21 fjalë, dhe një Nazmie pa lidhje që e pyeste ‘po ça kanë ato duan të rrinë me ty e ti s’ja jep mundësinë’; shiko ca pyetje që t;i dali përgjigja po e atij, vetëm Shqipja që i tregoi hakun”, tha Tani.

Ndër të tjera shtoi: “Tani nuk kërkon asgjë, nuk jam keq për miq dhe shok të tillë. Por, mos më merr vetëm kur të duhem, kur ti ke vendosur të mbash qëndrim, mos më merr për punët e tuaja, më duhen kaq dhe më sill mu kaq njerëz. Për ça po merr, merri diku tjetër.”