‘Më ke zbukuruar jetën’/ I biri mbushi 4 vjeç, këngtarja Adelina Tahiri ka dy fjalë zemre

9 muaj më parë
‘Më ke zbukuruar jetën’/ I biri mbushi 4 vjeç, këngtarja Adelina Tahiri ka dy fjalë zemre

Këngëtarja Adelina Tahiri ka një ditë mjaft të rëndësishme në jetën e saj sot. Ditëlindjen e dritës së syve të saj. Sot vogëkushi i saj mbush 4 vjeç.

Prej 4 vitesh i vogli Jon, i ka zbukuruar jetën asaj dhe bashkëshortit Serjoza Markov e sot Adelina ka dy fjalë zemre për birin e saj.

Ajo shprehet se do t’i gjendet pranë djalit të saj gjatë gjithë jetës pavarësisht gjithçkaje.

“Jeta Mamit! Urime ditëlindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote të dëshirojmë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën.

Do jemi gjithmonë afër teje dhe në ngritjet e tua, në uljet e tua. Dhe kur duhet dikush të t’i fshi lotët prapë unë do të jem aty, dhe në gëzimet dhe sukseset e tua unë prapë do të jem aty.

Gjithmonë nëna më krenare për ty! Tputh pa fund Mami ❤️Urime Ditelindjen Jon. Te don Tate ❤️”, shkruan ajo.