“Më kërkuan të shisja Mozzik”/ Loredana bën deklaratën e fortë, kujt i drejtohet?!

4 muaj më parë
“Më kërkuan të shisja Mozzik”/ Loredana bën deklaratën e fortë, kujt i drejtohet?!

artistja e njohur Loredana Zefi, është një ndër reperet më në zë të momentit që përvec muzikës së mirë ajo shpesh është përfolur për jetën e saj private vecanërisht për marrëdhënien e saj me reperin Mozzik.

Prej disa kohësh cifti ka deklaruar se janë ndarë në mënyrë përfundimtare, pas disa tentativave për ribshkim, por tashmë përtej mospërputhjes së tyre si cift, i lidh së bashku vetëm vogëlushja e tyre Hanna.

Gjithsesi gjatë ditës së sotme Loredana ka reaguar përmes InstaStory, ku tregon se i kanë kërkuar që të ‘shesë’ ish-bashkëshortin e saj Mozzik. Nuk dihet konkretisht se për cfarë bëhet fjalë, por me siguri kjo ‘shitje’ lidhet me imazhin e reperit, apo me gjëra që nuk dihen nga publiku i gjërë.

Loredana ka theksuar se ajo nuk shet askënd në këmbim të dickaje e aq më pak babain e vajzës së saj me të cilin ka ndarë një rrugëtim të gjatë romantik dhe artistik.

Postimi i Loredanës:

Asnjë nuk e kishte këtë urrejtje që kisha unë… asnjë. Po si e thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po isha shumë e fortë!!!! Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më ndërpresni thirrjen? Të më përfshinit? F*** you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F*** you, doje që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F*** you. Unë as nuk i shes askujt as personin që më urren papritur, sepse ai bën gabime. Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa cool jam në të vërtetë. Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut LORI ËSHTË SËRISH E FTOHTË. Të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO IU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË.

Të gjithë e mbajmë mend se sa cool dukeshin në të vërtetv cifti Loredana-Mozzik të cilët për aq kohë sa ishin bashkë merrnin shumë vëmendje dhe dashuri nga publiku i gjërë dhe me sa duket loredana ende gëzon një respekt të madh për reperin, pavarësisht se si kanë shkuar gjërat mes tyre.

“Më kërkuan të shisja Mozzik”/ Loredana bën deklaratën e fortë, kujt i drejtohet?!