Më mirë i martuar apo beqar? Qytetari në Tiranë: Beqarllëku është maskarallëk. Nuk të shijon jeta ashtu

2 javë më parë
Më mirë i martuar apo beqar? Qytetari në Tiranë: Beqarllëku është maskarallëk. Nuk të shijon jeta ashtu

Edhe pse ditë e shtunë, “Aldo Morning Shoë” iu ka bërë shoqëri teleshikuesëve edhe ditën e sotme, për 3 orë në mëngjes.

Në rubrikën “Vox Pop” nga “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Reinaldo Bregu doli në terren për të pyetur qytetarët nëse është më mirë beqaria apo martesa.

Të gjithë personat e pyetur ranë dakord se martesa është zgjedhja më e mirë. Qytetari 1: Beqarllëku është maskarallëk. Nuk të shijon jeta. Jeta shijon me familje.

Qytetari 2: Familja është kryesore. Reinaldo Bregu: Janë halle. Qytetari 2: Ça halle, ça halle? Po ne që mbajtëm nga 4 kalamaj, ç’na gjeti?

Reinaldo Bregu: I mbajtët se ashtu ishte koha. Kurse unë po e shijoj jetën thotë ai. Qytetari 2: Po e qajnë atë kohë. 4 kalamaj. I nxora me universitet, me 10-ta. Pse unë s’desha të rrija beqar?

Qytetari 3: Ka deputetë që kanë dhe dashnore. Ne të rrimë beqarë, vetëm? Qytetari 3: Te beli mundet të mbetet beqar. Beli nuk mban dot as nuse, as fëmijë, as shtëpi.