Më në fund doli një vajzë që refuzon aktorin Leonardo Di Caprio

3 javë më parë
Më në fund doli një vajzë që refuzon aktorin Leonardo Di Caprio

Ndoshta e kemi paragjykuar pak Leonardo Di Caprion, kur themi që i interesojnë vajzat nën 25 vjeç. Këtë e tregon më së miri interesi i aktorit për supermodelen, e cila është 27 vjeç dhe mikesha e tij.

Sipas burimeve, Leonardo DiCaprio ka sy vetëm për Gigi Hadid në këtë moment, por le të themi që nuk është reciproke. Ajo nuk e ka mendjen tek aktori i madh i Hollivudit.

“Leo i ka sytë te Gigi, por ajo nuk ka treguar interes. Ata janë miq, por ajo nuk do diçka romantike (me Leo-n) në këtë periudhë”, u shpreh burimi.

Na vjen keq Leo, por mos harro edhe që Gigi është mike shumë e mirë me Blake Lively, me të cilën Leo ka pasur një histori dashurie.

Pra, më në fund, doli një vajzë që e refuzon Leonardo DiCaprio, edhe pse ai e neglizhoi ligjin e “25-ës” për të. Kush mund të mos e pëlqejë një vajzë si Gigi Hadid, aman?