Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat me skuadrën e Kartagjenës në duelin ndaj Levantes. Sulmuesi shqiptar e nisi sfidën nga stoli teksa u hodh në fushë në minutën e 22-të, duke zënë vendin e Ortunos të dëmtuar.
Në fundin e pjesës së parë më saktësisht në minutën 45+2’, Sadiku çoi peshë zemrat e tifozëve miq, teksa pas asistit të Datkoviç, devijoi saktë sferën shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar në rrjetë.
Një gol mjaft i rëndësishëm ky në një transfertë të vështirë ndaj Levantes. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Kartagjenës.
Ky realizim ishte i dyti në 6 ndeshje për 31-vjeçarin shqiptar që kërkon të shndërrohet në protagonist te skuadra spanjolle.
Sadiku u largua verën e kaluar nga Las Palmas pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit përsa i përket rrogës.
Sezonin e kaluar, Sadiku shkoi me Las Palmas në play-off por në fund nuk arritën dot të siguronin biletën për t’u ngjitur në La Liga.
El gol de Sadiku en el Ciutat de València
— José Pastor (@JosePvstor) September 16, 2022