Kanë kaluar gati tre vjet që kur Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan se do të largoheshin si anëtarë të familjes mbretërore.
Libri i ri nga Valentine Lowe me titull “In Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown” zbulon ndër të tjera se ish aktorja donte një “rrogë” për të kryer detyrat e saj mbretërore.
Siç thuhet në libër, Meghan Markle nuk e fshehu përçmimin e saj të dukshëm për detyrat mbretërore përpara “Megxit”.
Madje një herë ajo u ankua me zë të lartë se duhej paguar për turneun e saj në Australi në vitin 2018, gjatë të cilit ajo u trajtua ‘tmerrshëm nga stafi.
“Megjithëse i pëlqeu vëmendja, Meghan nuk arriti të kuptonte kuptimin e të gjitha këtyre shëtitjeve, duke shtrënguar duart me të panjohur të panumërt”, ka shkruar Lowe.
“Sipas disa anëtarëve të stafit, ajo u dëgjua të thoshte në të paktën një rast, ‘Nuk mund ta besoj që nuk po paguhem për këtë’.”