Megi Pojani dhe Endri Çekiçi ‘kapet mat’ sërish, kësaj here në një cep ashensori

1 muaj më parë
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi ‘kapet mat’ sërish, kësaj here në një cep ashensori

Bukuroshja Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi prej kohësh janë përfolur se janë në një lidhje dashurie, kjo pasi ata janë parë se postojnë foto nga të njëjtat vende në periudha të njëjta kohore.

Prej disa mujash thuhet se ata janë në një lidhje dashurie edhe pse asnjëri nga ata nuk ka dalë të thotë diçka publikisht. megi gjithmonë është shfaqur si një vajzë ekstravagante dhe pa komplekse, por kur vjen ouna për jetën e saj private ajo asnjëherl nuk ka treguar diçka konkrete, madje gjithmonë është shfaqur sikur nuk është në një lidhje.

E gjithë zhurma për këtë çift të mundshëm nisi para disa muajsh pasi publikuan disa foto nga një restorant, ku vihej re se ambienti dhe tavolina ishin identike.

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi ‘kapet mat’ sërish, kësaj here në një cep ashensori Megi Pojani dhe Endri Çekiçi ‘kapet mat’ sërish, kësaj here në një cep ashensori

Mirëpo, ndërsa ata preferojnë të heshtin, ata janë tradhtuar nga një tjetër detaj që duket se u ka kaluar pa u vënë re. Megi ka publikuar një fotografi ku pozon para pasqyrës së një ashensori. Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor.

Në cep të fotos, vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Megit.

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi ‘kapet mat’ sërish, kësaj here në një cep ashensori Megi Pojani dhe Endri Çekiçi ‘kapet mat’ sërish, kësaj here në një cep ashensori

Joshëse, sensuale dhe tejet e gjallë si natyrë, Pojani me të shpejtë është ngjitur në krye të listes së femrave që tërheqin shumë vëmendje. Ajo u bë e njohur si fillim në serialin ‘Anabel Host’, ku shfaqej si një vajzë mjaft provokuese, por dhe shumë e ‘sinqertë’ në pretendimet e saj për meshkujt.

Tashmë Megi është shndërruar në një figurë publike që e ka tejkaluar stadin e një ‘InstaGirl’, pasi vitet e fundit është parë edhe si anëtare jurie në disa programe televizive. Me karizmën dhe lirshmërinë e saj ajo ka arritur të depërtojë edhe në televizion duke krijuar një profil publik që shumë e duan, por dhe shumë e kritikojnë.